95 persona sot lirohen nga karantina
05 prill 2020
| 08:16
95 persona, të ardhur nga Perëndimi në Kosovë dy javë më parë e të karantinuar në Qendrën e Studentëve, do të lirohen nga karantina sot pasi rezultati i testit të tyre për koronavirus ka dalë negativ. Lajmin e ka dhënë infektologu Izet Sadiku, i cili ka treguar se ky është grupi i tretë që po testohet. “Sot është testuar edhe grupi i tretë i personave të vendosur në karantinë në Qendrën e Studentëve. Janë testuar 95 persona për COVID19 dhe të gjithë janë negativë!”, ka shkruar ai.
Sot këta persona do të lirohen për në shtëpi.