95 viktima të tjera nga koronavirusi në Turqi
Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, ka njoftuar se numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në vend është rritur në 1 101, me 95 viktima të reja të regjistruara në 24 orët e fundit. Në llogarinë në “Twitter” ministri Koca, po ashtu, njoftoi se rastet e konfirmuara të koronavirusit në vend janë rritur në 52 167, me 5 138 raste të reja të regjistruara në 24 orët e fundit.
Koca shkroi se deri më tani gjithsej 2 965 pacientë janë shëruar dhe janë lëshuar në shtëpi. Ai, po ashtu, tha se 33 170 teste të COVID-19 janë kryer në 24 orët e fundit, ndërsa numri i përgjithshëm i testeve të kryera në vend ka shkuar në 340 380.
Aktualisht në Turqi nën kujdes intensiv po trajtohen 1 626 pacientë. Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) shpalli Evropën epiqendër të re të këtij virusi pasi Kina kryesisht ka dalë nga kriza e koronavirusit. Bazuar në shifrat e Universitetit “John Hopkins” me qendër në ShBA, pandemia ka vrarë rreth 104 mijë persona, ndërkohë mbi 1.7 milion janë infektuar dhe afër 390 mijë janë shëruar.