950 zyrtarë të lartë publikë do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë
Në përputhje me Ligji nr. 04/L-228 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 04/L-050 për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik, Agjencia kundër Korrupsionit do të bëjë kontrollin e plotë të pasurisë të 20 për qind të zyrtarëve që janë të obliguar të deklarojnë pasurinë e tyre.
Nga gjithsej 4 751 subjekte deklaruese, formularët e 950 zyrtarëve do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë nga ana e Agjencisë.
Përveç kësaj liste të dalë nga shorti publik, Agjencia kundër Korrupsionit ka mandat ligjor që të bëjë kontrollin e plotë të pasurisë edhe të zyrtarëve të tjerë që nuk janë përzgjedhur nga shorti, sipas detyrës zyrtare apo me kërkesë të publikut apo personave të tjerë të interesuar, në rastet kur ekzistojnë dyshime të bazuara në saktësinë dhe korrektësinë e deklarimeve.
(M.Q / Epoka e re)