955 zyrtarë publikë do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë, përfshirë edhe Kurtin

02 korrik 2021 | 12:05

955 zyrtarë publikë do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë. Lajmin e ka bërë me dije Shaip Havolli, drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK) në një konferencë për media.

Ai ka thënë se ky institucion ka hedhur shortin për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë. Ai ka shtuar se nga dita e hënë e javës së ardhshme fillon procedura e verifikimit për kontrollin e pasurisë.

“Bazuar në ligj pasi të bëhen publike deklaratat , fillon edhe procedura e shortit. Pjesë e deklarimit janë 4 766 zyrtarë të lartë. Verifikimi këtyre që u hodh shorti fillon që nga dita e hënë. Dhe nga kjo ditë fillon procedura e verifikimit dhe pritet të përfundoj diku në dhjetorë” , ka thënë Havolli.

Ai ka thënë se në mesin e zyrtarëve shtetërorë që do t’ju kontrollohet pasuria është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Disa nga zyrtarët që do të kontrollohen janë: Albulena Haxhiu, Mefail Bajqinovci, Ardian Gjini, Mimoza Kusari- Lila, Blerta Deliu, Fjolla Ujkani, Albin Kurti…”, ka thënë Havolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka…