Krasniqi në takim lamtumirës me Hovenierin, ia dhuron Deklaratën e Pavarësisë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka pritur në një takim lamtumirës ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Krasniqi ka thënë se Hovenierit i ka shprehur mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm në procese dhe situata sfiduese për Kosovën.
“Me këtë rast, ia dhurova fotografinë tonë të përbashkët nga takimi ikonik i vitit 2010, si pjesë e delegacioneve të kryeministrit të atëhershëm Hashim Thaçi dhe nënpresidentit Joe Biden”.
“Po ashtu, ia dhurova edhe Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës për ta falënderuar për angazhimin e tij të palodhur në avancimin e interesave të përbashkëta mes shteteve tona. Ishte kënaqësi të bashkëpunojmë në këtë rrugëtim. Suksese të mëtejme miku ynë!”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.