
96.7 % e ekonomive familjare kanë në pronësi me akt ligjor shtëpitë/banesat
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e anketës mbi të ardhurat dhe kushtet e jetesës 2023.
Sa i përket shkallës së pronësisë së shtëpive dhe banesave, 96.7% e ekonomive familjare kishin në pronësi me akt ligjor shtëpitë/banesat, 1.0% e ekonomive familjare ishin qiramarrës ose nën qiramarrës që paguajnë qira me normën e tregut, ndërsa për 2.3% të ekonomive familjare akomodimi ofrohet falas.
Rreth 90.4% e individëve në ekonomitë familjare kanë deklaruar se jetojnë në shtëpi të veçuar, të ndarë në vete, 2.6% e individëve në ekonomitë familjare janë deklaruar se jetojnë në shtëpi gjysmë të ndarë dy banesa, 1.1% e individëve në ekonomitë familjare kanë deklaruar se jetojnë në ndërtesa me më pak se 10 banesa, ndërsa 5.9% e individëve në ekonomitë familjare janë deklaruar se jetojnë në ndërtesa me më shumë se 10 banesa.
Rreth 86.2% e ekonomive familjare ishin në gjendje të përballojnë mbajtjen e shtëpisë të ngrohtë në mënyrë adekuate, përderisa për 13.8% të ekonomive familjare ishte e pa përballueshme mbajtja e shtëpisë ngrohtë në mënyrë adekuate.