96 pacientë me Covid po marrin trajtim në spitalet e Kosovës

26 qershor 2021 | 13:08

96 pacientë janë duke u trajtuar në spitalet e përgjithshme dhe dy klinikat Covid të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Bazuar nga raportimet që kanë bërë këto njësi, në trajtim janë 96 pacientë, 26 nga ta të konfirmuar si Covid-19 pozitivë, 65 me oksigjeno-terapi dhe 1 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në QKUK janë të shtrirë 68 pacientë, 11 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 1 në gjendje të rënduar dhe 53 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

Klinika Infektive, 11 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 39 pacientë+18 pacientë post-covid në Klinikën Infektive

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 28 pacientë

15 të konfirmuar pozitivë
12 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, 5 pacientë
Spitali i Gjakovës, 1 pacientë
Spitali i Pejës, 5 pacientë
Spitali i Gjilanit, 11 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 2 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rregullatori për Ilaçe në Shtetet e Bashkuara, ka shtuar një…