96-shi i PDK-së, Lulzim Nika merr mbështetjen e sindikalistëve të NewCo Feronikel
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Lulzim Nika ka takuar kryetarin e sindikatës së punëtorëve të NewCo Feronikel, Sejdi Morina, dhe anëtarët e kryesisë për të dëgjuar shqetësimet e tyre dhe për të diskutuar mbi sfidat me të cilat po përballen.
Nika i ka falënderuar sindikalistët për mbështetjen e tyre të pa rezervë.
Njoftimi i plotë i Nikës:
Sot u takova me kryetarin e sindikatës së punëtorëve të NewCo Feronikel, Sejdi Morina, dhe anëtarët e kryesisë për të dëgjuar shqetësimet e tyre dhe për të diskutuar mbi sfidat me të cilat po përballen. Falënderoj përzemërsisht për mbështetjen e tyre!
Feronikeli, ashtu si shumë fabrika të tjera, po përballet me vështirësi, por ne kemi një vizion të qartë: nën udhëheqjen e kryeministrit të ardhshëm, Bedri Hamza, prioritet do të jetë funksionalizimi i prodhimit në të gjithë Kosovën për një ekonomi të fortë dhe të qëndrueshme.
Kosova mundet më mirë – me punëtorët e saj të zellshëm dhe qytetarët e saj të devotshëm!
#PDK131 #BedriHamzaKryeministër01
#LulzimNika96✅