96-shi i PDK-së, Lulzim Nika: Zoti e bekoftë miqësinë në mes të Kosovës dhe Amerikës!

26 janar 2025 | 14:42

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Lulzim Nika, ka vlerësuar se marrëdhëniet e Kosovës  me ShBA-së janë jetike për të ardhmen e shtetit tonë.

Nika i cili garon në listën e PDK-së me numrin 96, ka thënë se nga miqtë amerikanë në administratën Trump, mund të presim mbështetje të vazhdueshme për Kosovën, si një aleat dhe partner strategjik i përhershëm.

“Marrëdhënia mes Kosovës dhe ShBA-së është jetike, me mbështetje të vazhdueshme në çlirimin, njohjen dhe zhvillimin e saj. Ky partneritet i fortë mbetet shtyllë për të ardhmen e Kosovës. Nga miqtë amerikanë në administratën Trump, mund të presim mbështetje të vazhdueshme për Kosovën, si një aleat dhe partner strategjik i përhershëm. ShBA ka ndihmuar në zhvillimin ekonomik, politik dhe në forcimin e sigurisë së Kosovës. Zoti e bekoftë miqësinë mes Kosovës dhe Amerikës!”, ka shkruar Nika në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar guvernatoren e Përgjithshme të Australisë,…