96-shi i PDK-së merr përkrahje nga banorët e Terstenikut
03 shkurt 2025
| 13:34
Kandidati për deputet i PDK-së me numër 96, Lulzim Nika, mbrëmë ka mbajtur një takim me banorët e Terstenikut në oden e familjes se madhe Bazajt.
Nika ka shkruar në “Facebook” se në këtë takim u rikonfirmua mbështetja për Partinë Demokratike të Kosovës, si dhe për deputetët e Drenasit.
“Mbrëmë, në një takim me banorët e Terstenikut në Oden e familjes se madhe Bazajt, u rikonfirmua mbështetja për Partinë Demokratike të Kosovës, si dhe për deputetët e Drenasit. Faleminderit për përkrahjen e vazhdueshme për kandidaturën time!”, ka shkruar Nika.