96-shi i PDK-së: Synim parësor kemi avancimin e pozitës dhe të drejtave të grave në shoqërinë tonë
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Lulzim Nika i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, ka takur gra profesioniste nga Drenasi.
Nika i cili në zgjedhjet e 9 shkurtit garon me numrin 96, në listën zgjedhore të PDK-së, ka thënë se synim parësor ka pasur dhe ka avancimin e pozitës dhe të drejtave të grave në shoqërinë tonë, duke qenë se gruaja shqiptare sot, por edhe gjatë gjithë historisë, ka dhënë kontribut të madh në zhvillimin e gjithëmbarshëm shoqëror.
Postimi i plotë:
Së bashku me bashkëshorten, Vjollcën, takuam gra profesioniste nga Drenasi, me ç’rast diskutuam për çështje të ndryshme. Theksova se PDK, synim parësor ka pasur dhe ka avancimin e pozitës dhe të drejtave të grave në shoqërinë tonë, duke qenë se gruaja shqiptare sot, por edhe gjatë gjithë historisë, ka dhënë kontribut të madh në zhvillimin e gjithëmbarshëm shoqëror.
Faleminderit për mbështetjen
#PDK #MaMirë
#BedriHamza1
#LulzimNika96