34-shi i PDK-së, Ragip Xhaka: Falënderon Sami Lushtakun për mikpritjen dhe qytetarët e Runikut për mbështetjen

02 janar 2025 | 20:24

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ragip Xhaka i cili garon me numrin 34 në listën zgjedhore të kësaj partie në zgjedhjet që do të mbahen me 9 shkurt, ka takuar qytetarët e Runikut të Skënderajt.

Xhaka ka thënë se gjatë kësaj vizite, ka pasur mundësinë të takoj njerëz të mrekullueshëm dhe të diskutoj për tema të rëndësishme që prekin komunitetin. 34-shi i PDK-së me këtë rast përpos qytetarëve runikas, ka falënderuar edhe Sami Lushtakun për mikpritjen dhe mbështetjen e tij të vazhdueshme.

Njoftimi i plotë i Xhakës:

Sot pata kënaqësinë të vizitoj Runikun e Skenderajt, një vend që ruan histori dhe tradita të veçanta. Gjatë kësaj vizite, pata mundësinë të takoj njerëz të mrekullueshëm dhe të diskutoj për tema të rëndësishme që prekin komunitetin tonë.

Një falënderim i veçantë shkon për Sami Lushtakun për mikpritjen dhe mbështetjen e tij të vazhdueshme. Angazhimi dhe përkushtimi i tij ndaj kësaj ane është një shembull i vërtetë i lidershipit dhe dashurisë për vendin.

#Ragipxhaka34 #xhaka34 #rxh34

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arbër Behluli, djali i Hajrush Behlulit dhe i ikonës kulturore,…