967 pacientë me infarkt janë trajtuar sivjet në QKUK
Në konferencën e parë ndërkombëtare për trajtimin e hershëm të infarktit të miokardit, e cila është duke u mbajtur në Prishtinë është theksuar se Kosova ka shënuar progres në trajtimin e hershëm të kësaj sëmundje.
Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), Basri Sejdiu, ka thënë se shëndetësia në vendin tonë është në rrugë të mirë për trajtimin e infarktit të miokardit.
Sipas tij, gjatë këtij viti janë bërë 3 500 procedura invazive lidhur me këtë sëmundje.
Se Kosova nuk qëndron keq në aspektin e trajtimit të kësaj sëmundje vdekjeprurëse, e ka thënë edhe drejtori i Klinikës së Kardiokirurgjisë dhe Kardiologjisë Invazive, Tefik Bekteshi.
Bekteshi ka bërë me dije se në këtë klinik nga janari deri në nëntor janë trajtuar 967 pacientë.
Në këtë konferencë të parë për trajtimin e hershëm të infarkti të miokardit kishte pjesëmarrës nga Sllovenia dhe Maqedonia, të cilët kanë treguar përvojat e tyre. /Ksp/