97 pacientë të infektuar me Covid po marrin trajtim në spitalet e Kosovës

28 qershor 2021 | 12:51

Në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 97 pacientë.

Sipas raportit të punës për datën 28 qershor 2021, 28 prej tyre janë të konfirmuar me Covid-19, 1 është në gjendje të rëndë dhe 78 janë në oksigjeno-terapi.

Në QKUK janë të shtrirë 77 pacientë:
13 të konfirmuar me COVID-19
66 me oksigjeno-terapi
1 në gjendje të rëndë

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:
Klinika Infektive, 13 pacientë, 1 në gjendje të rëndë + 26 pacientë post-covid nga Klinika e Pulmologjisë
Klinika e Pulmologjisë, 38 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 20 pacientë:
15 të konfirmuar pozitivë
12 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme:
Spitali i Gjakovës, 1 pacient
Spitali i Pejës, 5 pacientë
Spitali i Gjilanit, 12 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përveç zërit të saj të talentuar, Beatrix Ramosaj shquhet edhe…