97-tshi i PDK-së, Driton Lajçi: Bizneset e ndërtimit po vuajnë nga procedurat burokratike

04 janar 2025 | 15:51

Kandidati për deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Driton Lajcç, ka vizituar kompaninë “Safari Group”, në krye me Sami Kajtazi.
Me këtë rast Lajçi ka thënë se bizneset e ndërtimit në Kosovë po vuajnë nga procedurat burokratike dhe se me programin e kandidatit për kryeministër Bedri Hamza, do të ofrohen lehtësira të të bërit biznes në Kosovë.

Postimi i plotë i Lajçit në “Facebook”:

Të dashur miq,
Bizneset e ndërtimit po vuajnë nga procedurat komplekse administrative dhe afatet e zgjatura ligjore. “Safari Group”, tatim pagues i mesëm, e z.Sami Kajtazi ka sugjerime të dobishme. Me programin e z.Bedri Hamza k/KM, lehtësira e të berit biznes, digjitalizim/one stop shop & ndryshime ligjore. Bizneset munden MaMire!

Driton Lajçi PDK-97

#MaMirë
#bedrihamzakryeminister
#PDK

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas pjesëmarrjes në turneun përkujtimor “Dëshmorët e Jabllanicës” në Gjakovë,…