9,761 raste aktive me Covid në Kosovë
10 mars 2021
| 08:39
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur numri total i rasteve pozitive është 74,079 raste nga 335,123 persona të dyshimtë me ketë virus dhe 1,668 raste të vdekjes.
IKSHPK-ja ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 452 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 62,650 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9,761.
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka paralajmëruar se mbi 33 mijë doza të vaksinave do të vijnë në Kosovë gjatë muajit mars.
Ai një ditë më parë ka thënë se gjendja në Kosovë u vlerësua si stabile, kjo është arsyeja pse vaksinat janë vonuar deri tash.