Deliu-Kodra tregon të vërtetën e votimit të Ligjit për viktimat e dhunës seksuale (Dokument)

18 tetor 2018 | 17:28

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar ndaj shkrimeve në rrjetet sociale dhe në disa medie për kinse mosvotimin e ligjit që rregullon statusin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës.

Deliu-Kodra në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se një fushatë e tillë është e turpshme dhe një gënjeshtër e qëllimshme.

“Një fushatë e ultë shpifëse, e iniciuar dhe e shpërndarë nga disa oponentë politikë, kryesisht nëpër rrjete sociale dhe portale partiake, po mashtron opinionin publik se kinse unë dhe disa nga kolegët e mi deputete kemi votuar kundër Plotësim Ndryshimit të Ligjit që rregullon statusin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës. Është skajshmërisht e turpshme kjo qasje linçuese, që mbi te gjitha është një gënjeshtër e qëllimshme që ka tendencë kryesore për të na denigruar neve personalisht”, ka shkruar Deliu-Kodra.

Për të dëshmuar të kundërtën, Deliu-Kodra ka publikuar dokumente të cilat dëshmojë se si kanë votuar deputetët në vitin 2014.

“Si dëshmi që krejt kjo fushatë e orkestruar është një shpifje e qëllimshme, këtu po e postoj të plotë mënyrën e votimit të të gjithë deputetëve për Ligjin në fjalë, gjatë seancës së mbajtur me datë 20 mars 2014. Si dëshmi e keni edhe mënyrën e votimit të deputetëve të cilën si të tillë e gjeni edhe në uebfaqen e Kuvendit të Kosovës”, ka shkruar Deliu-Kodra.

 /Epoka e re/

Fotografia e Blerta DeliuFotografia e Blerta Deliu

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fitorja ndaj Flamurtarit në stadiumin “Fadil Vokrri” e ka “nxehur”…