98 aktakuza brenda 24 orëve
26 shtator 2019
| 11:52
Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 98 aktakuza kundër 126 personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, njëmbëdhjetë persona si dhe janë bërë katër kërkesa për caktimin e paraburgimit të shtatë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë një kërkesë për sekuestrimin e një kamioni dhe një sasie të masës drunore, për shkak të veprës penale “Vjedhje Pylli”.
/Epoka e re/