98 aktakuza për 24 orë
24 shkurt 2021
| 11:33
Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore, janë ngritur 98 aktakuza kundër 117 personave për vepra të ndryshme penale, si dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar nëntë persona të dyshuar.
Po ashtu, janë paraqitur nëntë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër 18 personave, është paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit me propozim për trajtim psikiatrik në Institucionin Shëndetësor dhe janë bërë dy kërkesa për sekuestrime të dy veturave, për shkak të veprave penale “Vjedhja” dhe “Mashtrimi”.