98 raste aktive me Covid në Kosovë
18 korrik 2021
| 10:46
Të shtunën, Kosova regjistroi dy raste të reja me koronavirus, njoftuan autoritetet shëndetësore.
Numri i rasteve të reja, del pas testimit të 1.944 mostrave. Ndërkaq, gjatë 24 orëve janë shëruar tre pacientë.
Që prej marsit të vitit 2020, e deri më 17 korrik, Kosova ka regjistruar 107.894 raste me koronavirus. Prej tyre, 2.264 persona kanë vdekur dhe 105.531 janë shëruar.
Aktualisht në Kosovë raste aktive janë 98.
Ndërkaq sa i përket vaksinimit kundër koronavirusit, në 24 orë janë administruar 12.430 doza të vaksinës.