98 raste të reja me Covid-19 në Mal të Zi

22 korrik 2020 | 00:03

Mali i Zi ka regjistruar 98 raste të reja të koronavirusit të ri (Covid-19).

Nga Instituti i Shëndet Publik i Malit të Zi theksuan se janë analizuar 612 mostra, prej të cilave 98 kanë rezultuar pozitive.

“Shumica e rasteve të reja janë nga Podgorica, ku janë regjistruar 36 raste, ndërsa ka 32 në Nikshiç. Nuk ka pasur raste të reja të vdekjeve dhe numri i përgjithshëm i vdekjeve të konfirmuara ka mbetur në 26 që nga fillimi i qershorit”, thonë nga instituti.

Që nga fillimi i qershorit, në Mal të Zi janë regjistruar gjithsej 1.920 raste me koronavirus./AA/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milani i Piolit vijon të mos njohë kundërshtarë në Seria…