98-shi i AAK-së, Edmond Hoxha: Fushata nga Prekazi le të jetë një frymëzim për bashkim

11 janar 2025 | 12:32

Koalicioni i udhëhequr nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës zyrtarisht sot hapi fushatën në Prekaz.

I pranishëm në këtë hapje të fushatës ishte edhe kandidati për deputet nga AAK-ja, Edmond Hoxha, i cili në këto zgjedhje është pjesë e listës së AAK-së me numër 98.

May be an image of 9 people

Ai ka shkruar në “Facebook” se kjo fushatë le të jetë një frymëzim për bashkim dhe përkushtim për të mirën e përbashkët.

“Me nderim dhe respekt të thellë për sakrificën sublime të kësaj familjeje heroike, filluam këtë rrugëtim të rëndësishëm, të udhëhequr nga vlerat e lirisë dhe përkushtimi për të ardhmen e vendit tonë. Le të jetë kjo fushatë një frymëzim për bashkim dhe përkushtim për të mirën e përbashkët!”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, së bashku me partnerët e…