98-shi i AAK-së: Faleminderit Suharekë për mbështetjen dhe energjinë që na dhatë!
14 janar 2025
| 20:56
Kandidati për deputet i AAK-së, Edmond Hoxha, me numër 98, ka marrë pjesë në tubimin e kësaj partie në Suharekë.
Ai ka thënë se Suhareka na mblodhi në një tubim madhështor për të shpalosur platformën e programit zgjedhor.
“Ky qytet, që gjithmonë ka ditur të jetë fitues, po tregon edhe një herë se është shembull për të gjithë. Faleminderit Suharekë për mbështetjen dhe energjinë që na dhatë! Së bashku drejt fitores!”, ka shkruar Hoxha.