98-shi i AAK-së kërkon mbështetjen e banorëve të Rogovës së Hasit
17 janar 2025
| 21:33
Kandidati për deputet i AAK-së me numër 98, Edmond Hoxha, ka marrë pjesë në një takim me banorët e Rogovës së Hasit.
Hoxha ka thënë se takuan banorët e kësaj treve të nderuar për të kërkuar mbështetjen e tyre, ashtu si herëve të tjera.
“Sonte në Rogovë të Hasit, takuam banorët e kësaj treve të nderuar për të kërkuar mbështetjen e tyre, ashtu si herëve të tjera, në jetësimin e platformës politike të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Së bashku, do vazhdojmë të punojmë për të mirën e Rogovës dhe të gjithë Kosovës!”, ka shkruar Hoxha në “Facebook”.