98-shi i AAK-së merr mbështetjen e vendlindjes, Cërmjanit
16 janar 2025
| 22:49
Kandidati për deputet i AAK-së me numër 98, Edmond Hoxha, i është bashkuar tubimit elektoral në vendin e tij të lindjes, në fshatin Cërmjan.
Ai mori mbështetjen për garën për deputet nga bashkëvendasit e vet.
“Ishte kënaqësi e veçantë të jem në mesin e bashkëvendasve të mi në vendin ku linda dhe u rrita, në fshatin Cërmjan. Gjatë këtij takimi të ngrohtë, shpalosëm programin zgjedhor të “Kosovës Fituese”. Faleminderit për mbështetjen dhe besimin tuaj! Së bashku do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për vendin tonë”, ka thënë Hoxha.