98-shi i AAK-së viziton Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prizren
27 janar 2025
| 14:24
Kandidati për deputet i AAK-së me numër 98, Edmond Hoxha, ka zhvilluar një takim me Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prizren, ku u mirëpritën nga kryetari Isa Berisha.
“Gjatë këtij takimi, shpalosëm vizionin e kryeministrit Ramush Haradinaj për një Kosovë të zhvilluar, ku vlerat e luftës dhe dinjiteti i kategorive të dala nga lufta e UÇK-së zënë një vend të veçantë”, ka shkruar ai në “Facebook”.