Ali Ahmeti godet VLEN-in: Kanë dëmtuar gjithandej, na duhet shumë kohë për riparim

28 shkurt 2025 | 14:33

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI)ka zhvilluar një takim me qytetarët e Çairit, ku kryetari i partisë, Ali Ahmeti, ka shprehur kritika të forta ndaj koalicionit VLEN në qeveri, duke theksuar se ky koalicion ka shkaktuar dëme të mëdha në shumë aspekte të vendit.

Ahmeti ka nënvizuar se përballja me sfidat politike të tanishme është e vështirë, dhe ka theksuar se për shkak të situatës aktuale, rruga përpara është e ngarkuar me vështirësi.

Ai ka theksuar se e keqja ka ardhur shpesh nga ata që duhet të ishin udhëheqësit dhe se dëmet që janë shkaktuar kërkojnë një kohë të gjatë për t’u riparuar.

“Nuk mendoj se rrugët tona që na presin janë të mbuluara me gjethe dafine, ato janë të vështira, por edhe më të vështira janë bërë nga ata që kanë udhëhequr, sepse nuk kanë mësuar nga historia jonë kombëtare. E keqja ka ardhur gjithmonë nga ata tanët. Ata kanë shkaktuar dëme kudo dhe tani do na duhet shumë kohë për t’i riparuar ato”, ka thënë Ahmeti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Premtim Morina nga Gjakova shpall të pavlefshme diplomën e Gjimnazit…