99.9 për qind e shqiptarëve të Kosovës janë për pavarësi dhe kjo s’do të ndryshojë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për Radiotelevizionin e Serbisë të martën, ka folur për planin franko-gjerman, duke zbuluar detaje të procesit dhe takimit të së hënës në Bruksel.
Sipas Vuçiqit, plani i dorëzuar nga presidenti i Francës dhe kancelari i Gjermanisë ka qenë dokument i panegocieshëm dhe se kur i është dorëzuar i është thënë merre ose lëre. Sipas Vuçiqit, Serbia është kërëcënuar me pasoja nëse refuzon duke theksuar se kjo do të ndodhte duke i tërhequr investitorët dhe duke i shuar mijëra vende pune në Serbi. Vuçiqi ka thënë se kjo ka mundur të ndodhë pasi kompani të fuqishme janë tërhequr nga një treg i madh siç është Rusia për një kohë të shkurtër. Tutje Vuçiqi ka thënë se në një përgjigje që u ka dërguar ndërmjetësve u ka thënë se është i hapur për bisedime rreth gjithckaje përvec njohjes së Kosovës dhe anëtarësimit të saj në OKB.
Ai ka thënë se derisa është President i Serbisë nuk do ta njohë Kosovën e pavarur por sipas tij pavarësia e saj është realitet dhe se shqiptarët nuk do të binden për një status të autonomisë brenda Serbisë
“Të ndalemi së gënjyeri veten. Kjo nuk do të ndodhë më kurrë. 99.999 përqind e shqiptarëve janë për pavarësinë e Kosovës dhe kjo s’do të ndryshojë” ka thënë Vuçiq.