99 mijë qytetarë të vaksinuar kundër Covidit në Kosovë
13 qershor 2021
| 12:48
Koordinatori i qendrës së vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, ka bërë me dije se deri tani 99 mijë persona janë vaksinuar kundër Covid-19 në Kosovë.
Ai ka treguar se vetëm sot në sallën “1 Tetori” në Prishtinë janë vaksinuar 250 persona.
“Aktualisht deri në këto qaste janë vaksinuar 250 persona në sallën ‘1 Tetori’, përderisa nëse flasim në nivel vendi deri më tani kemi mbi 650 vaksina të dhëna, por numri total deri tani ne kemi arritur në 99 mijë vaksina të aplikuara në nivel vendi”, ka thënë Bardhi, duke shtuar se janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vaksinimit masiv që pritet të nis më 15 qershor.