99-shi i AAK-së merr përkrahje nga fshatrat Voksh, Sllup dhe Lumbardh

30 janar 2025 | 12:45

Kandidati për deputet i AAK-së me numër 99, Agron Kuçi, ka marrë përkrahje nga banorët e fshatrave Voksh, Sllup dhe Lumbardh.

“Me përkrahje të jashtëzakonshme dhe në frymën e fitores, sonte u mirëpritëm nga qytetarët e fshatrave; Voksh dhe Sllup në njërën anë dhe Lumbardh në anën tjetër, gjithnjë të palëkundur për Kosovën Fituese 137! Mirënjohje dhe nderim i veçantë për mikpritjen tuaj të ngrohtë! Si çdo herë, ju qëndroni të përkushtuar për të mirën dhe të ardhmen e vendit tonë, Kosovën Fituese!”, ka shkruar Kuçi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë thirrje të enjten…