99-shi i PDK-së: Biznesmeni i njohur kosovar në Gjermani, Isak Neziri, pjesë e listës për deputetë

12 dhjetor 2024 | 20:52

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka zyrtarizuar listën e kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke sjellë emra të rinj e të dëshmuar për kontributin e tyre në fusha të ndryshme. Njëri nga emrat më të spikatur të kësaj liste është biznesmeni i njohur, Isak Neziri, i cili kandidon në listë me numrin 99.

Neziri është personalitet me reputacion të lartë në botën e biznesit, që ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në Gjermani dhe Kosovë. Me përvojën e tij të gjatë në krijimin e sipërmarrjeve të qëndrueshme dhe inovative, ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve ekonomike mes diasporës dhe Kosovës. Përkushtimi i tij është shpërblyer me çmime të shumta, përfshirë njohjen prestigjioze nga Bayerni në vitin 2018 si një nga sipërmarrësit më të suksesshëm.

Neziri ka thënë se është i nderuar të ndaj lajmin për kandidim e sidomos me një numër që ka domethënie të madhe për të dhe Kosovës, 99.

Ai tha se janë 99 arsye për të votuar PDK-në, duke përmendur vitin e lirisë, vitin e çlirimit të Kosovës , kthimin e shpresës, triumfin e U ÇK-së, kthimin e një milion shqiptarëve të shpërngulur me dhunë, Rilindjen tonë Kombëtare dhe themelimin e PDK-së.

Duke synuar forcimin e ekonomisë dhe krijimin e mundësive për të rinjtë kosovarë, Neziri e sheh kandidimin e tij si një mundësi për të përmbushur misionin e tij jetësor: zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe kthimin e investimeve të diasporës në vendlindje.

“Kandidimi për deputet nga PDK-ja, partisë së Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, më bën edhe më të përulur për të punuar ditë e natë deri në fitoren e madhe të 9 shkurtit.  Falënderoj Partinë Demokratike të Kosovës, kryetarin Memli Krasniqi dhe kryeministrin e ardhshëm, Bedri Hamza për besimin e tyre. Në këtë rrugëtim pres të ndajmë ide dhe të punojmë së bashku për ndryshimin që duam të shohim. Të angazhohemi së bashku për një Kosovë që mundet ma mirë”, ka shkruar Neziri.

Me përfshirjen e Isak Nezirit në listën e saj, PDK forcon angazhimin për të sjellë një përfaqësim të fuqishëm e të bazuar në vlera dhe rezultate konkrete në Kuvendin e Kosovës.

Neziri ka kohë që është duke qëndruar në Kosovë dhe aktivitetin e tij politik të nisur nga Dega e PDK-së në Gjermani, ku është edhe kryetar i degës, tashmë po e zhvillon në vendin tonë duke u takuar me bizneset kosovare dhe duke diskutuar me të njëjtët për zgjerimin e potencialit të tyre dhe mundësitë për deportim me eksport jashtë Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rahoveci nuk po ka të ndalur në Superligën e Kosovës…