99-shi i PDK-së, Isak Neziri në krah me legjendën gjermane të sportit

07 shkurt 2025 | 23:46
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Isak Neziri është takuar me një nga njerëzit më të fuqishëm të sportit në Gjermani, legjendën e e Bayern Munich, Ulrich Hoeneß.
 
Këtë njoftim e ka bërë ai përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shihet me Ulrich Hoeneß.
 
Neziri thotë se legjenda e sportit gjerman është mik i madh i tij, e se të njëjtin e njeh që nga viti 1999, kur edhe kishte ndihmuar shumë shqiptarë që kishin ikur nga Kosova për në Gjermani për shkak të luftës.
 
Ai ka shkruar se shumë projekte të reja për sportin po vijnë me qeverisjen e PDK-së dhe Bedri Hamzës si kryeministër.
 
“Një nga njerëzit më të fuqishëm të Bavarisë, një mik i madh i imi dhe një vizionar në botën e biznesit. 99-shi është lidhja ime me Ulrich sepse në vitin 1999 ai ndihmoi financiarisht shumë shqiptarë të shpërngulur nga lufta në Kosovë. Diskutuam për planet e mia si deputet i ardhshëm për të forcuar investimet e mërgatës dhe lidhjet ekonomike me Gjermaninë. Shumë projekte të mëdha kemi edhe për sportin”, ka shkruar Neziri.
 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së Bekim Haxhiu, i…