99-shi i PDK-së, Isak Neziri: Nuk na duhet një Kosovë pa njerëz, pa rini

20 janar 2025 | 21:50

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Isak Neziri në emisionin DPT te Fidani në Klan Kosova është pyetur për arsyet pse është kthyer nga mërgata për të kontribuar në politikën kosovare.

Neziri ka thënë se është momenti që mërgata të mobilizohet, njejtë qysh është mobilizuar para luftës dhe pas luftës, që të kthej dijen dhe financat në Kosovë, në mënyrë që të mos lejohet ikja e të rinjve.

Një pjesë nga intervista, Neziri e ka publikuar në platformat e tij sociale.

“Nuk na vyn neve një Kosovë pa njerëz, nuk na vyn neve një Kosovë pa rini, nuk na vyn neve asnjë gjë, asnjë element nëse neve këtu nuk kemi rininë tonë. Dhe këto janë disa faktorë. Qe unë p.sh nga 2010-ta, jam mundu individualisht përmes kompanive tona po edhe kolegëve tonë që studentët t’i përkrahim, i kemi përkrahë me qindra studentë për punë sezonale, i kemi përkrahë në mënyra të ndryshme dhe vitet e fundit kemi bë një far forme edhe ndërlidhjen e bizneseve në Kosovë ku unë pikërisht e gjej veten, ku Bedri Hamza e ka zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe për atë arsye unë jam këtu, që përvoja jonë, financat tona të mërgatës të ndërlidhen me vizionin e Bedri Hamzës, aty jep veç rezultat pozitiv”, ka thënë Neziri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet i PDK-së me numër 55, Valon Grabovci,…