‘990 ditë mungesa pa arsye’, PSD-ja realizon aksion simbolik në objektin e MAShTI-t pas rezultateve në PISA
06 dhjetor 2023
| 15:40
Aktivistë të Partisë Socialdemokrate (PSD) kanë mbajtur një aksion simbolik para objektit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI).
Ky aksion është mbajtur pas dështimit të nxënësve të Kosovës në testin e PISA-s.
“990 ditë mungesa pa arsye”, është thënë në mbishkrimin që aktivistët e PSD-së kanë vendosur në objektin e MAShTI-t.
Dje janë publikuar rezultatet e testit të PISA-s dhe Kosova është renditur edhe më keq se vitet e kaluara.
Ky rezultat ka nxitur reagime dhe kritika të ashpra ndaj ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci dhe Qeverisë së Kosovës.