O’Conelli: Kosovës i duhet një sistem kredibil i drejtësisë me figura të pastra

26 tetor 2018 | 10:13

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Connell, ka thënë se Kosova duhet të ndërmarrë reforma të thella për të krijuar një sistem të drejtësisë kredibil dhe me figura të pastra.

“Ne dhe Kosova kemi interesin e përbashkët që këtu të ketë një sistem të drejtësisë efikas dhe të pastër. Kosova të jetë partner i plotë i yni në luftimin e krimit të organizuar.Pas përfundimit të misionit të EULEX-it, Kosova e ka një rast të mirë që të dëshmoj se është e gatshme të marrë përgjegjësi në luftimin e krimeve të rënda dhe korrupsionit”, ka thënë ambasadori britanik në RTK, gjatë një debatit mbi nevojën që Kosova të zhvillojë një proces të “vetting”-ut në sistemin e drejtësisë.

Ai ka theksuar se është evidente që Kosova ka nevojë për pastrim të sistemit të drejtësisë. Ka marrë shembull pozitën e tij si ambasador i Britanisë së Madhe për të cilën zhvillohet procedura verifikimi.

“Unë si shërbyes civil duhet të kaloj veting në shërbimin tim çdo 5 vite. Nëse flasim për Kosovë do të ishte shumë e rëndësishme që të krijohet një sistem që vazhdimisht siguron integritetin e sistemit. Tek ne përveç zyrtarëve kontrollohen edhe familjarët e tyre. Kam dëgjuar sa herë në Kosovë që politikanët nuk janë të pasur, por vëllezërit e tyre kanë pasuri. Për mua për shembull kontrollohen edhe çikat e dajës”, ka thënë O’Connell.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se ka pezulluar…