Ian Brathu: Reforma elektorale për Kosovën, e domosdoshme

26 tetor 2018 | 11:24

Ambasadori i misionit të OSBE-së në Kosovë, Ian Brathu, ka thënë se reforma elektorale në Kosovës është e domosdoshme.

Brathu ka theksuar se reforma elektorale është një kërkesë e vazhdueshme për Kosovën.

“E rëndësishme që shoqëria civile të mbajë këtë çështje në agjendë. Reforma elektorale një kërkesë e vazhdueshme për një demokraci si Kosova. Ftoj të gjitha partitë dhe shoqërinë civile për të forcuar procesin e sistemit zgjedhor. Ka progres, por kjo nuk do të thotë që s’duhet të punojmë për më shumë progres. Roli ynë është mbështetës, bazuar në kërkesë”, është shprehur Brathu, gjatë konferencës “Sfidat dhe praktikat rajonale në reformimin e sistemit zgjedhor” të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka konfirmuar se…