Pako e dyshimtë arrin në Ministrinë e Jashtme greke

26 tetor 2018 | 15:07

Policia greke ka evakuuar të premten Ministrinë e Punëve të Jashtme në Athinë, pasi një paketë e dyshimtë arriti atje me postë.

Policia ka thënë se forcat e specializuara për bomba ndodhen në vendin e ngjarjes.

“Është gjetur një paketë e dyshimtë. Ajo mbërriti me postë”, i ka thënë një zyrtar i policisë agjencisë së lajmeve “Reuters”.

Ministria e Punëve të Jashtme është në qendër të Athinës, në një kompleks përballë Parlamentit grek.

Sulmet ndaj bizneseve, ndërtesave shtetërore, policisë dhe politikanëve janë të shpeshta në Greqi – vend që ka një histori të gjatë të dhunës politike.

Ministri i Jashtëm grek, Nicos Kotzias, dha dorëheqje javën e shkuar dhe kryeministri Alexis Tsipars mori përsipër postin. (Rel)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka takuar të premten udhëheqësit…