Ministri Reçica në interpelancë për vdekjet e punëtorëve në vendin e punës

26 tetor 2018 | 15:12

Faton Topalli, deputet i Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, ka ftuar në interpelancë ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, për t’u përgjigjur lidhur me vdekjet dhe lëndimet e punëtorëve në vendin e punës.

Sipas kërkesës për interpelancë, Qeverisë i rekomandohet trefishimi i inspektorëve të punës dhe sigurimi i bazës ligjore për sigurimin e fatkeqësive në punë.

Po ashtu, në këtë interpelancë do të kërkohet përshpejtimi i ndryshimit të Ligjit të Punës, dhe Ligjit për Mbrojtjen dhe Sigurinë në Punë.

Image may contain: 1 person, eyeglasses and suit

Deputeti Faton Topalli

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Krahas aktivitetit të Përfaqësues në konkurrencën e meshkujve edhe Përfaqësuesja…