Drejtori i KEK-ut Njazi Thaçi premton menaxhim të mirë të ndërmarrjes

26 tetor 2018 | 16:11

Drejtori i sapozgjedhur i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Njzai Thaçi, ka premtuar se ndërmarrjen me të fuqishme në vend do ta menaxhojë në mënyrën me të mirë të mundshme.

Ai ka thënë se do të angazhohet në zbatimin e strategjisë zhvillimore të Korporatës në përputhje të plotë objektivat e Aksionarit dhe në harmoni me ligjet në fuqi dhe me direktivat e BE-së për sektorin energjetik.

“Do të mbështes fuqishëm punëtorët të cilët vlerësoj qe janë aseti me i çmuar i KEK, pa përkushtimin dhe punën e tyre të palodhshme për një dekadë nuk do të ishim Korporata me e suksesshme në vend. Se bashku do të vazhdojmë të jemi shembull për të arritur suksese edhe me të mëdha”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i tij:

Sot pranova njoftimin nga Bordi i Drejtorëve të KEK-ut se kam qenë kandidati me i suksesshëm në konkursin për pozitën e Drejtorit Menaxhues.

Ndihem jashtëzakonisht i lumtur që po marr pozitën me të lartë të Korporatës nga një proces krejtësisht transparent dhe profesional.

Ndihem shumë i lumtur, që në dy fazat e intervistimit kam marrë vlerësimet maksimale nga të gjithë natarë e Bordit të Drejtorëve e po ashtu edhe të ekspertëve të Ambasada Britanike.

Nga ana tjetër, ndjej përgjegjësi të lartë, profesionale dhe morale për postin që me është besuar nga sot.

Korporatën Energjetike të Kosovës, ndërmarrjen me të fuqishme në vend, zotohem se do të angazhohem maksimalisht ta menaxhoi në mënyrën me të mirë të mundshme.

Të zbatoj në përpikëri strategjinë zhvillimore të Korporatës në përputhje të plotë objektivat e Aksionarit dhe në harmoni me ligjet në fuqi dhe me direktivat e BE-së për sektorin energjetik.

Do të mbështes fuqishëm punëtorët të cilët vlerësoj qe janë aseti me i çmuar i KEK, pa përkushtimin dhe punën e tyre të palodhshme për një dekadë nuk do të ishim Korporata me e suksesshme në vend. Se bashku do të vazhdojmë të jemi shembull për të arritur suksese edhe me të mëdha.

Në ditët dhe muajt në vazhdim do të shpalos strategjinë dhe objektivat e mija për zhvillimin e mëtutjeshëm të Korporatës në të gjitha njësit; gjenerim, prodhim, ambient dhe ngritje të kuadrove.

Faleminderit të gjithëve për mbështetjen,

Drejtorëve të Bordit dhe Ambasadës Britanike për vlerësimin,

Shoqërisë Civile për monitorimin e procesit

Dhe në veçanti të gjithë punëtorëve të KEK-ut për mbështetjen e vazhdueshme.

Me respekt, Njazi Thaçi

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke u bashkëngjitur në aktivitetin mbarëbotërorë, Shoqata e Bankave të…