146 aktakuza për rastet e dhunës në familje në Prizren

26 tetor 2018 | 16:33

Prokuroria Themelore në Prizren për periudhën janar – shtator të këtij viti ka ngritur 145 aktakuza kundër 174 personave, për rastet e dhunës në familje,

Ndërkaq, në Departamentin e Krimeve të Rënda, për të njëjtën periudhë kohore është ngritur 1 aktakuzë kundër 2 personave.

Kjo prokurori ka njoftuar se për këtë periudhë ka pranuar 85 kallëzime penale, ndërsa 104 kallëzime penale ka trashëguar nga vitet paraprake. Gjatë kësaj periudhe janë ngritur gjithsej 146 aktakuza.

Aktakuzat e ngritura kryesisht kanë të bëjnë me veprat penale si: “kanosje” “sulm” , “lëndim i lehtë trupor” si dhe “shkelje e urdhrit mbrojtës” nga Ligji për Mbrojtje nga Dhuna në Familje.

Kurse, sa i përket viktimave të këtyre rasteve, në 144 raste viktimë është gjinia femërore, ndërsa, në 2 raste viktimë është gjinia mashkullore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vazhdën e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencave në fushën…