Immobile: Duam hakmarrje ndaj Interit

26 tetor 2018 | 19:45

Sulmuesi Ciro Immobile është i kënaqur me fitoren e Lazios ndaj Marseillet në Evropa Ligë.

Sipas tij, kjo fitore do t’i japë moral skuadrës së Lazios për ndeshjen ndaj Interit në Serinë A.

“Arritëm një fitore të bukur kundër Marseillet dhe nuk ishte e thjeshtë të bënim këtë performancë. Luajtëm një ndeshje të madhe dhe arritëm tri pikë të rëndësishme për renditjen e grupit. Jam krenar për 100 ndeshjet me Lazion, goli do të ishte qershia mbi tortë, por jam i kënaqur me atë që po bëj. Lazio është familja ime dhe ndihem si në shtëpi. Tani duhet të fillojmë të mendojmë menjëherë për Interin. Duam të bëjmë një ndeshje të mirë dhe të hakmerremi për sezonin e kaluar. Jemi të karikuar. Kjo fitore na jep moral për t’u përballur me zikaltrit”, ka thënë Immobile.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Manchester Unitedit, Alexis Sanchez, raportohet se me çdo…