Pacolli me mesazh para mbajtjes së Konventës zgjedhore të AKR-së
26 tetor 2018
| 20:39
Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, një ditë para Konventës së zgjedhjeve të brendshme në parti, e cila do të mbahet të shtunën në hotelin Emerald, duke filluar nga ora 13:00, ka thënë se AKR-ja angazhohet për promovimin e demokracisë, zhvillimit ekonomik dhe njerëzor, si dhe fuqizimit të brendshëm dhe ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.
“Procesi zgjedhor i AKR-së, është mundësi ideale e përfshirjes së secilit qytetar, në procese aktive politike në të mirë të vendit. AKR është parti ku zëri i juaj dëgjohet. Ju ftojë t’i bashkoheni këtij procesi. Prania e juaj në Konventën e hapjes së zgjedhjeve do të na nderonte”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.