Rektori Bajraktari zgjedhet kryetar i ekspertëve për reformat në arsimin e lartë për Kosovë

26 tetor 2018 | 20:39

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, është zgjedhur kryetar i Ekspertëve për Reformat në Arsimin eLartë (HERE) për Kosovë.
“Rrejti i HERE është i përbërë nga ekspertë të cilët mbështesin reformat e arsimit të lartë në shtetet evropiane. Aktivitetet e tyre janë të financuara përmes programit Erasmus+ dhe janë të koordinuara në nivelin lokal nga zyrat kombëtare të Erasmus +, në të cilat përfshihet organizimi dhe pjesëmarrja në seminare, shkrimi i artikujve dhe raporteve, si dhe dhënia e këshillave nëpër institucione”, është thënë në njoftimin për medie.
Sipas këtij njoftimi, qëllimi i këtij grupi të ekpsertëve është që të ndihmojë Qeverinë, universitetet dhe akterët e tjerë kryesorë në Kosovë në procesin e zbatimit të parimeve kryesore të sistemit të Bolonjës dhe agjendës së Lisbonës, duke përfshirë zhvillimin e politikave të të mësuarit gjatë gjithë jetës dhe promovimin e progresit drejt objektivave të Lisbonës dhe Bolonjës.  “Ky grup i ekspertëve në Kosovë përbëhet nga 8 anëtarë, të cilët janë përfaqësues të institucioneve të ndryshme të arsimit të lartë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet  Pacolli, një ditë…