Fatmir Xhafaj jep dorëheqje nga posti i ministrit të Brendshëm

27 tetor 2018 | 09:44

Fatmir Xhafaj ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij si ministër i Brendshëm të Shqipërisë.

Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Twitter”.

Në vend të tij është emëruar Gjeneral Sandër Lleshi.

“Pranova dorëheqjen e ministrit Xhafaj, të cilin e falenderoj për kontributin e çmuar. Gjeneral Sandër Lleshi do të sjellë një energji të re pozitive në krye të Punëve të Brendshme. Traseja është e shtruar.Tani duhet rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate edhe më domethënëse”, shkruan Rama në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjilani, por edhe Prishtina, kanë paralajmëruar se sot (e shtunë)…