SHBA, të shtëna në një sinagogë, konfirmohen tetë të vdekur
27 tetor 2018
| 17:43
Një person i armatosur ka hapur zjarr në një sinagogë në Pistburg të SHBA-ve, gjatë ceremonisë së lutjeve.
Teksa qëllonte pa shënjestruar dikë në veçanti, thuhet se agresori thërriste: “Të gjithë hebrenjtë duhet të vdesin”.
Agresori është arrestuar, por nuk është konfirmuar ende nëse ka qenë vetëm.
Janë konfirmuar tetë të vdekur deri tani. Katër të vrarë në katin e parë të sinagogës, katër në bodrum. Tre policë janë raportuar të plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit me agresorin.
Presidenti Donald Trump ka reaguar në rekeying socilal “Twitter”.
Ai u ka bërë thirrje banorëve të zonës në Pitsburg të Pensilvanisë të bëjnë kujdes derisa të jetë qetësuar situata.