Vdes ish i burgosuri politik, Nazmi Llapashtica

27 tetor 2018 | 23:17

Sonte ka ndërruar jetë veprimtari i çështjes kombëtare dhe ish i burgosuri politik, Nazmi Llapashtica.

Nazmi Llapashtica ka lindur në fshatin Dyz të Podujevës më 02.11.1947.

Llapashtica i takon gjeneratës së të burgosurve të viteve të 80-ta, të cilët ishin dënuar nga regjimi jugosllav për veprimtarinë e tyre kombëtare.

Bashkëveprimtari i Llapashticës, Shaban Muja ka njoftuar se ceremonia e varrimit do të mbahet nesër në varrezat e fshatit Dyz, në ora 14:00. /Rtk/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, njëherësh kryetar i kësaj…