Policia i gjen narkotikë e armë në shtëpi, arrestohet i dyshuari

28 tetor 2018 | 23:59

Në fshatin Gushtericë të Graçanicës, Policia e Kosovës, ka arrestuar të dyshuarin pasi që gjatë kontrollimit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar substanca të dyshuara narkotike të llojeve dhe peshave të ndryshme.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës,  në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur edhe një pushkë ajrore e tipit ECOL, një fishek i kalibrit 7mm, gjithashtu është konfiskuar një shumë e parave rreth 360 euro dhe 4230 dinarë serbë. Bazuar në raportin policor, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka parashikuar se vendi ynë…