Mustafa takon ambasadorin gjerman, flasin për situatën politike dhe dialogun

29 tetor 2018 | 15:58

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, bashkë me kryetarin e Grupit Parlamentar,  Avdullah Hoti dhe anëtaren e Kryesisë, Vlora Dumoshi kanë pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë, Christian Heldt.

Kryetari Mustafa ka falënderuar ambasadorin Heldt për kontributin e pazëvendësueshëm të Gjermanisë për shtetin e Kosovës.

Kryetari Mustafa e ka njoftuar ambasadorin Heldt për situatën aktuale politike, qëndrimin e LDK-së për dialogun me Serbinë dhe çështje tjera me rëndësi, si dhe ka shprehur përkushtimin e LDK-së për avancimin e proceseve të rëndësishme për Kosovën në bashkëpunim të plotë me autoritetet gjermane.

Kurse ambasadori Christian Heldt e ka falënderuar kryetarin Mustafa për pritjen, duke vlerësuar rolin e LDK-së në proceset zhvillimore në Kosovë.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vildane Zeneli është ndër modelet më të bukura, ku çdo…