Mustafa: Kushtet janë pjekur që Qeveria të jap dorëheqje

29 tetor 2018 | 16:41

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka bërë me dije se në mbledhjen e kryesisë së kësaj partie janë dakorduar për një angazhim maksimal për të gjithë qytetarët në mënyrë që proceset që i sjellin të arritura Kosovës të mos ndërpriten.

Në konferencën për media pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së, Isa Mustafa ka kërkuar dorëheqjen e Qeverisë Haradinaj si dhe shpërbërjen e Kuvendit.

“Kushtet janë pjekur që Qeveria të jap dorëheqje, dhe jemi të mendimit që Parlamenti të shpërndahet. Një Qeveri e cila merret vetëm me shpenzimet e buxhetit me idetë e klientelizmit është mirë që mos ta pret mocionin e mosbesimit, sepse edhe ai mocion për shkak të interesave po zhargitet”, ka thënë Mustafa.

Ai ka thënë se dialogu me Serbinë mund ta zhvillojë një Qeveri e cila përfaqëson shumicën.

“Ne konsiderojmë që dialogun mund ta zhvillojë vetëm një Qeveri që përfaqëson shumicën, dhe më pas të shkojë në Kuvend dhe më pas kjo të aprovohet edhe në Komisionin Evropian në mënyrë që Komisioni mos të ketë status neutral”, është shprehur Mustafa, duke shtuar se LDK-ja mendon që Qeveria dhe presidenti nuk mund ta bartin këtë proces.

“Qeveria ngase nuk e ka shumicën dhe presidenti ngase nuk e ka mandatin”, ka thënë Mustafa.

Duke folur për korrigjimin e kufirit me Serbinë, lideri i LDK-së ka theksuar se korrigjimi i kufijve nuk vjen fare në shprehje për shtetin e Kosovës.

“Vlerësojmë se ndryshimi i kufijve nuk vjen fare në shprehje dhe as ndonjë krijesë me kompetenca ekzekutive”, ka deklaruar Mustafa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Si shpërfaqet karakteri te njerëzit? Njerëzit në mënyra të ndryshme…