Kryetari i Supremes merr pjesë në ceremoninë e 220-vjetorit të gjyqësorit të Malit të Zi

30 tetor 2018 | 11:12

Me ftesë të kryetares së Gjykatës Supreme të Malit të Zi,  Vesna Medenica, kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Enver Peci, ka marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 220-vjetorit të Gjyqësorit të Malit të Zi, e cila është mbajtur të hënën në Budva të Malit të Zi.

Në këtë ceremoni, kryetari Peci, në emër të gjyqësorit të Kosovës, ka uruar kryetaren Medenica dhe përfaqësuesit tjerë të gjyqësorit të Malit të Zi për 220-vjetorin e sistemit gjyqësor duke shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit në përgjithësi dhe për pavarësinë e sistemeve përkatëse gjyqësore, ne veçanti.

Në mesin e të ftuarve, pjesëmarrës në këtë ceremoni kanë qenë krerët e gjykatave supreme nga vendet e rajonit dhe me gjerë.

Akademia solemne është organizuar nga Gjykata Supreme dhe Shoqata e Gjyqtarëve të Malit të Zi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja për Integrim Evropian, Dhurata Hoxha, u prit në takim…